Grand Flowers si brand të veçantë nga Grand Decor e kemi krijuar në vitin 2020. Kërkesa e madhe për lule dhe dhurata të dekoruara nga ekipi ynë profesional ka bërë që kësaj veprimtarie të veçantë artistike t’ia japim përkushtimin e duhur.

Tek ne gjeni lule të punuara nga floriste të trajnuara, të cilat i adhurojnë lulet dhe ky përkushtim reflekton në çdo punim që bëjmë.

Historia jonë e luleve…

1999

Që nga themelimi në Grand Decor kemi bërë kompozime të buqetave me lule, por angazhimi ynë i madh në dekorimin dhe organizmin e eventeve në njërën anë dhe rritja e kërkesës për lule në anën tjetër ka qenë arsyeja e krijimit të markës sonë të re ”Grand Flowers”.

2020

Lokalin e parë Grand Flowers e hapëm në rrugën B, ekipi ynë prej 3 floristeve çdo ditë ofronte lule të freskëta. Parajsa jonë me aromë marramendëse, filloi të frekuentohet nga klientët tanë çdo ditë e më shumë dhe kjo bëri që ekipi ynë sot të ketë 7 floriste. Floristet tona janë të trajnuara direkt nga Shemsije Dërmaku, emri sinonim i gjërave më të bukura që janë krijuar në vendin tonë.♥

2022

Prezenca e luleve tona në platforma digjitale rriti menjëherë kërkesën për shitje online. Për ne, shërbimi dhe kujdesi ndaj klientëve është prioritet kryesor andaj, për të lehtësuar procesin e zgjedhjes dhe blerjes e morrëm vendimin e krijimit të web faqes për shitje online. Krijuam departamentin e kujdesit ndaj klientit dhe atë të marketingut dixhital, sot ekipi ynë përbëhet prej 15 anëtareve dhe jemi shumë krenarë për rritjen e shpejtë të Grand Flowers për vetëm 2 vite!

2023

Puna me lule është profesion shumë i veçantë, që fillimisht kërkon dashuri për lulet dhe më pas trajnim profesional. Trajnimet profesionale për florist/e deri sot i kemi ofruar vetëm për ekipin tonë, por nga viti 2023 kemi vendosur që njohuritë e fituara në Itali t’i ndajmë me të gjithë ju që lulet i keni pasion.

Ekipi ynë