Rimbursimet pranohen vetëm në rastet kur porosia ka ardhur e dëmtuar, jo e plotë ose e gabuar. Klienti duhet të na kontaktojë brenda 12 orëve nga momenti i pranimit të porosisë dhe të dërgojë foto si dëshmi.
Për porositë me lule të freskëta nuk ofrohet rimbursim nëse produkti është dorëzuar sipas porosisë, pasi lulet janë artikuj që ndryshojnë natyrshëm.
Në rastet kur rimbursimi aprovohet, shuma kthehet brenda 1–3 ditëve pune në të njëjtën metodë pagese.